Vatër e madhe zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë

exit.al 9 Maj 2021, 10:52

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një prej zonave malore të Mirditës.

Flakët po djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh në malet e Bulshares në Orson, sipas raportimit të “News 24”.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej disa orësh ndërsa në përhapjen e saj kanë ndikuar edhe temeraturat e larta dhe era e fortë.

Ndërhyrja nga toka për të shuar flakët është e vështirë për shkak të terrenit malor.