Vaksinohet 9 majmunë me vaksinën e Covid-19

exit.al 5 Mars 2021, 11:42

Nëntë majmunë u vaksinuan kundër koronavirusit në kopshtin zoologjik të San Diego në Kaliforni, sipas mediave vendase.

Zyrtarët kanë thënë se katër orangutanë dhe pesë bonobo (lloj majmuni) morën vaksinën COVID-19 në janar dhe shkurt.

Kjo erdhi pasi disa gorilla në kopshtin zoologjik u infektuan me virusin, me gjasë nga kontakti me një punonjës të kopshtit zoologjik i cili doli pozitiv për virusin.

8 gorilla të kopshtit zoologjik u infektuan me virusin në fillim të këtij viti, por gorillat janë shëruar, sipas njoftimit të kopshtit zoologjik të San Diego.

Një nga gorillat, Winston, i cili ishte më i vjetër, zhvilloi pneumoni dhe sëmundje të zemrës.

Kopshtin zoologjik njoftoi në janar se kishte siguruar vaksina për kafshët për të ndaluar përhapjen e Covid-19.