Celibashi: identifikimi elektronik, proces i thjeshtë dhe i sigurtë

exit.al 4 Mars 2021, 14:30

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ishte të enjten në Kukës për të demostruar funksionalitetin e Sistemi të Identifikimit Elektronik të votuesve. Për këtë qëllim, është zhvilluar një testim  përmes simulimit të procesit të votimit.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Celibashi njoftoi se identifikimi elektronik ishte i thjesht në përdorim dhe i sigurtë.

Në vijim, komenti i plotë:

Për të prezantuar funksionalitetin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve, u simulua procesi i votimit.

Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë.

Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.”