Vaksinimi me dozën e dytë të AstraZenecas pas 3 muajsh është më efikas se pas 6 javësh

exit.al 19 Shkurt 2021, 22:50

Marrja e dozës së dytë të vaksinës në një interval prej 3 muajsh është me efikase se pas 6 javësh, tregon një studim i ri.

Studimi tregon se marrja e e dozës së dytë në një interval prej 3 muajsh është 81% efektive. Ndërsa pas 6 javësh rezulton të jetë 55% efikas.

Doza e parë ofronte 76% mbrojtje në tre muaj midis dozave, sipas hulumtimit të Universitetit të Oksfordit botuar në The Lancet.

Vaksina e AstraZenecas, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është e para që i është dhënë drita jeshile nga OBSH për programin COVAX.

Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech.

Kjo vaksinë po ashtu është testuar edhe tek fëmijët.

Shpërndaje te miqtë