ODIHR vendos 250 vëzhgues për ditën e zgjedhjeve në Shqipëri

exit.al 19 Shkurt 2021, 18:49

ODIHR ka publikuar sot raportin për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet e 2021.

Sipas raportit, ODIHR do të dërgojë në Shqipëri, 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues për ditën e zgjedhjeve që do të monitorojnë procesin e votimit dhe numërimit.

Vëzhguesit afatgjatë do të jenë në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës para-zgjedhore për të monitoruar se si do të zhvillohet fushata elektorale dhe zbatimin e rregullave zgjedhore nga insitucionet.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 25 prill ndërsa fushata nis zyrtarisht me 24 mars.

Shpërndaje te miqtë