Vaksina e Pfizer rekomandohet për disa kategori në vend

exit.al 11 Maj 2021, 08:47

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se për disa kategori të caktuara është vendosur të përdoret vaksina e Pfizer.

Në emisionin Opinion, Manastirliu deklaroi se:

"Sipas udhëzimeve të ISHP janë disa kategori, kryesisht ata me leuçemi, dializë, të transpalantuar apo me sëmundje të riaktivizuara si tumoret, të cilëve u është vendosur Pfizer. Jo për faktin se të tjerat nuk janë efektive, por sepse ka më shumë studime për këtë vaksinë”

Ajo shtoi se rastet e infektimit me Covid pas vaksinës janë shumë të pakta. Në lidhje me efektet e Astra Zenecës, Manastirliu deklaroi se ska asnjë rast vdekje.