20% e popullsisë e vaksinuar me një dozë vaksine të Covid-19

exit.al 10 Maj 2021, 20:47

20 përqind e popullsisë në vend ka marrë të paktën një dozë vaksine kudnra koronavirusit. Ndërsa, 140 mijë persona u vaksinuan plotësisht, me të dyja dozat.

Të dhënat i njoftoi Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugerta Tomini, në një intervistë për ABC News.

“130 mijë individë e kanë kaluar sëmundjen me diagnozë laboratorike. Individët që vaksinohen me Pfizër për dy javë e kanë imunitetin  e plotë,  ndërsa grupi i të vaksinuarve me AstraZeneca e kanë 8 deri në 12 javë”, u shpreh Tomini.