“Ai është vendosur në Dubai pas ngjarjes. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Grupet kryesore shqiptare që merren me trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë janë zhvendosur atje për të investuar sepse kanë fituar shuma marramendëse dhe për t’ju larguar vëmendjes. Shqipëria për ta është problem i konflikteve me njëri-tjetrin, nuk është problem autoritetesh”, tha Hoxha.
Drejtuesit shqiptar të trafikimit të drogës nga Amerika Latine në Evropë jetojnë në Dubai
Drejtuesit kryesor të bandave shqiptare të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë jetojnë në Dubai.
Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, të hënën, në darkë, duke folur për rastin e Eldi Dizdarit, i arrestuar nga Interpol për trafik të lëndëve narkotike, në emisionin Opinion, në Klan Tv.
Ai tha se Eldi Dizdari u shpërngul në Dubai pas konfliktit me Ervin Mataj më 4 tetor të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut.
Të sugjeruara
Policia gjen granatë dore në Laprakë
21 Shtator 2020, 20:00Ambasada shqiptare në Athinë ndryshon mënyrën e tërheqjes së pasaportave biometrike
21 Shtator 2020, 19:01Sekuestrohen 200 kg kanabis në Fushë-Krujë
21 Shtator 2020, 13:48
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
