Ulen shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit

exit.al 19 Mars 2021, 19:03

Në Greqi kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit 64 pacientë me COVID-19.

Autoritetet vendase raportuan për 2785 raste të reja të premten, duke shënuar kështu një ulje krahasuar me  dy ditët e fundit kur kanë qenë mbi 3 mijë raste.

Në total Greqia ka shënuar 233 079 raste dhe 7361 viktima nga koronavirusi.

Aktualisht, numri i pacientëve në intubim në vendin fqinj është 649.

Greqia po përgatitet që të lehtësojnë masat për të hapur sezonin turistik në 14 maj.

Shpërndaje te miqtë