Yuri Kim përshëndet emërimin e 4 gjykatësve të rinj të Gjykatës së Lartë

exit.al 19 Mars 2021, 17:05

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur, përmes një statusi në rrjetin Twitter, emërimin e 4 gjykatësve të rinj në Gjykatën e Lartë

"GJL tani mund të dëgjojë çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të vazhdojë emërimet," shkruan ambasadorja Kim.

Ajo falenderoi edhe presidentin Ilir Meta për ceremoninë e shpejt të betimit të gjyqëtarëve.

Reforma në drejtësi po ecën para, përfundoi zonja Kim.

 

Shpërndaje te miqtë