Tuz pas protestave, qytetarët presin lehtësim të masave në 1 mars

exit.al 27 Shkurt 2021, 09:25

Baret, restorantet dhe hotelet do të mbyllen deri më 1 mars në Tuz.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj  i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat deri të hënën, teksa pritet që qeveria të lehtësojë masat kufizuese.

Të premten, qytetarët e komunës së Tuzit kundërshtuan vendimin e qeverisë malazeze për të mbyllur baret dhe restorantet.

Ata kanë vijuar punën e tyre, ndërsa policia ka mbërritur në këtë komunë për të kërkuar zbatimin e vendimit.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj e ka konsideruar këtë vendim të qeverisë si ‘hakmarrje’.

Shpërndaje te miqtë