Aksident në rrugën e Kombit,humb jetën një person

exit.al 26 Shkurt 2021, 21:57

Një person me iniciale A.GJ ka humbur jetën si të premten si pasojë e një aksidenti në rrugën Milot-Rrëshen, njofton Policia.

Deri më tani Policia ka njoftuar se shoferi me iniciale E.H është përplasur me makinën e A.GJ i cili më pas ka humbur jetën.

“Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

 

 

Shpërndaje te miqtë