Turqia dërgon një tjetër anije shpimi në Detin e Zi

exit.al 13 Shtator 2020, 19:30

Turqia do të dërgojë një anije shpuese për të punuar në Detin e Zi, sipas deklaratave të ministrit të energjisë turk, Fatih Donmez.

Deklarata erdhi disa javë pasi Ankaraja njoftoi zbulimin e saj më të madh të gazit natyror në zonë.

Ministri njoftoi nisjen e anijes “Kanuni” përmes një shënimi në rrjetin social Twitter.

Ajo do të mbështesë anijen që bëri zbulimin e fushës 320 miliardë metra kub me gaz natyror rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk.

Shpërndaje te miqtë