Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë zgjedhjet në Shqipëri

exit.al 28 Prill 2021, 17:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzuan zgjedhjet e mbajtuara në Shqipëri të mërkurën, përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Në një postim në Twitter, Price shprehu gadishmërinë e SHBA-ve për të bashkëpunuar sërish me Kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, ai përgëzoi opozitën për fushatën e fort.

"Respekti për rezultatet e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë," shkruan zëdhënësi i DASH-it.