Trump urdhëron General Motors të prodhojë ventilatorë

exit.al 27 Mars 2020, 22:03

Presidenti Trump urdhëron Sekretarin e Shëndetësisë që në bazë të ligjit “Për prodhimin në funksion të mbrojtjes” së vendit të përdorë autoritetin për të detyruar kompanin General Motor që të prodhojë ventilatorë.

Sekretari i Shëndetësisë duhet të detyrojë General Motors të pranojë, të zbatojë dhe të prioritizojë kontratat me qeverinë për prodhimin e ventilatorëve.

Sekretarja për shtyp e Presidentit Trump ka pohuar se ky veprim i presidentit do të sigurojë prodhimin e shpejtë të ventilatorëve që do të shpëtojnë jetët e amerikanëve.

General Motors është prodhuesi më i madh i makinave në SHBA dhe e 13-ta për nga ët ardhurat. Si dhe prodhuesi më i madh në botë pas Toyotës.

Presidenti Trump e morri vendim pasi spitalet amerikane kanë mangësi në ventilatorë, ndërkohë që ShBA-të janë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në botë.