6 pacientë të shëruar nga Covid-19 lënë spitalin

exit.al 27 Mars 2020, 19:59

Gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi mundën të dilnin nga spitali ditën e premte.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas testit konfirmues së gjendjes së tyre, 6 pacientët janë kthyer në shtëpi.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu shpërndau dy foto nga spitali Infektiv, nga të cilat nënkutohet se të paktën 2 prej pacientëve të shëruar janë gra.

Postimin ajo e shoqëroi me një mbishkrim kurajoje stafit mjekësor.

Deri më sot janë raportuar 31 të shëruar nga sëmundja e Covid-19 në Shqipëri, por vetëm 6 prej tyre kanë mundur të dalin nga spitali.

Sipas mjekëve ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për një periudhë tjetër kohore.