Tritol ish-anëtarit të bandës së Lushnjes

exit.al 5 Prill 2021, 08:00

Një sasi tritoli shpërtheu në dyqanin e Arjan Aliços, ish-anëtar i bandës kriminale të Lushnjes, të hënën, në orën 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje. Lënda plasëse u vendos  në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan.

Policia njoftoi për median se u dëmtua vetëm qepeni i dyqanit. "Prokuroria e Lushnjes po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve", përfundon njoftimi i Policisë.

Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Bares. Ai ndodhet në burg së bashku me të birin. Aliço u akuzua në vitin 2016 për tentativë vrasje, duke qëlluar me thikë Julian Sulën.