“Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar".
Rama sulmoi dhe opozitën duke i quajtur ata të papërgjegjshëm. Ai tha se PS mund të grumbullojë njerëz në mitingje, por nuk e bën sepse ruan shëndetin e tyre:“Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri.”
