“Për të patur mundësinë e ndalimit të korrupsionit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, ne duhet të merremi me marrëdhënien mes politikës dhe parasë nga bizneset e mëdhaja. Të gjithë qytetarët duhet të përfaqësohen në vendimmarrje”.
Raporti gjeti se përpjekjet antikorrupsion kanë ngelur në vend ose në disa raste kanë bërë hapa pas. Në 180 vende të vlerësuar, dy e treta e tyre kanë probleme serioze me korrupsionin. Madje, edhe vendet e renditura në vendet e para, e me performancën më të mirë nuk kanë “imunitet ndaj korrupsionit… në veçanti në lidhje me pastrimin e parave dhe korrupsionin në sektorin privat”. Përshembull, edhe pse Suedia renditet e 11 në listë, kompania suedeze e telefonisë Ericsoon pranoi të paguajë një shumë të madhe parash për të mbyllur një çështje korrupsioni, ndërsa Danimarka dhe Estonia u përfshinë në një skandal të pastrimit të parave. Raporti shkruan se Estonia u lavdërua në mënyrë të veçantë, falë masave të marra në uljen e “korrupsionit të vogël” dhe në transparencën e financimit të partive politike. Ndërsa, Malta u vlerësua se ka bërë shumë hapa pas në luftën ndaj korrupsionit. “Nuk ka asnjë cudi që edhe dy vjet pas vrasjes së gazetare Daphne Caruana Galizia, e cila u vra sepse po raportonte një rast korrupsioni, vendi ende është i mbytur në korrupsion”, shkruhet në raport.Transparency International, financimi i partive nga biznesi i madh sjell korrupsion
“Qeveritë duhet të adresojnë urgjent rolin korruptues të parasë së bizneseve të mëdha në financimin e partive politike dhe ndikimin e paligjshëm që ushtrojnë ato në sistemin tonë politik”, u shpreh Delia Ferreira Rubio, kryetare e Transparency International gjatë prezantimit të raportit të ri.
Ndërsa, Patricia Moreira menaxhere e Transparency International tha se:
Të sugjeruara
4 golat ndaj portierit Gatti të Boca Juniors që fiksuan Maradonën në histori
25 Janar 2020, 14:28Policia greke kap 1,2 ton kokainë, mediat e lidhin me grupe shqiptare
25 Janar 2020, 12:46Këshilla e ambasadorit shqiptar, shmangni udhëtimet në Kinë
25 Janar 2020, 11:58
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
