“Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit fizik të të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta.”
Më 3 tetor, KShH-ja publikoi një raport tronditës lidhur me zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor, konventë në të cilën Shqipëria bën pjesë. Raporti është shumë kritik ndaj standardeve ligjore në Shqipëri sa i përket hetimit dhe dënimit të torturës, si në rastin e mësipërm. Raporti vë në dukje disa mospërputhje mes Kodit Penal Shqiptar dhe legjislacionit ndërkombëtar se çfarë konsiderohet “torturë” ndaj qënieve njerëzore. Ndërsa Kodi Penal Shqiptar njeh vetëm si “torture” dhunën e ushtruar nga një nëpunës i shtetit, dhe nuk përfshin torturën e ushtruar nga qytetarë të rregullt, edhe pse disa raste të torturës në mjedise kriminale. Si për shembull burgjet, të raportuara në vitet e fundit kanë qenë mes të dënuarve. Për më tepër, neni i Kodit Penal mbi Torturën përfshin gjithashtu trajtimin çnjerëzor dhe degradues, nene që nuk zbatohen kurrë nga gjyqësori. KShH konkludon se "ligjet e brendshme nuk janë të pajtueshme dhe nuk sigurojnë një mbrojtje adekuate të qytetarëve" siç përcaktohet në Kushtetutë dhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Edhe rastet që i janë sjellë Prokurorisë së Përgjithshme si torturë (sipas nenit 86 të Kodit Penal) janë "dublikuar" më pas si krime më të vogla si "kryerja e veprimeve arbitrare" dhe "keqpërdorimi i detyrës", të cilat nuk kanë lidhje me krimin e torturës. Për më tepër, KShH vë në dukje mungesën e njohurive dhe informacionit në lidhje me përkufizimin ndërkombëtar të torturës nga ana e prokurorisë dhe gjykatave.“Prokuroria i ka nënvlerësuar rastet e këtij akti kriminal [torturës]. Në asnjë rast të paditur ky organ nuk ka bërë hetimet, por e ka delaguar punën hetimore tek zyrtarët e Policisë së Gjykatës.”
Për më tepër, hetimet shpesh nuk janë përfunduar dhe ekspertët mjekësorë nuk thirren për të inspektuar plagët e dëmtimet."Në përgjithësi", përfundon KShH, "nuk është bërë asnjë përpjekje e arsyeshme për të verifikuar dhe hetuar me objektivitet pretendimet e të plagosurve".
"Praktikat e zbatuara nga organet e drejtësisë nuk korrespondojnë me nevojën për të goditur dhe parandaluar [...] kushtet në të cilat ky fenomen [tortura] është i përhapur, veçanërisht në mjediset ku trajtohen persona me liri të kufizuar [të tilla si burgje]."
Raporti gjithashtu liston mbipopullimin, mungesën e respektit për dinjitetin njerëzor, privatësinë, higjienën dhe ajrin e pastër, mungesën e letrës higjienike, mungesën e ujit etj. Me pak fjalë, raporti i Komiteti i Helsinkit tregon rrethanat e mjerueshme dhe kushtet degraduese, në të cilat të burgosurit shqiptarë kalojnë dënimin e tyre. Ndërsa sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje t'i garantojë as një nga të drejtat themelore të njeriut, mbrojtjen nga keqtrajtimi dhe tortura. Shpërndaje te miqtë
