Tomini sqaron se tek cilët pacientë do përdoret testi i shpejtë për Covid-19

exit.al 4 Dhjetor 2020, 15:22

Testet e shpejta antigenikë që të nisin të përdoren nga 7 dhjetori janë 100 për qind të saktë për të treguar nëse një pacient është i infektuar ajo jo me Covid-19. Në një intervistë për News24, Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini deklaroi se testet do të jenë falas dhe do të bëhen tek ata persona që kanë simptoma të ngjashme me ato të Covid-19. Ajo tregoi se në cilat raste do të bëhet ky test:

“Testi antigjenik është test që bëhet tek personat që janë me shenja klinike dhe janë me virulencë të lartë. Duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave klinike.

Duhet të referohen ata pacientë që janë me shenjë klinike dhe janë me virulencë të lartë. 100 % del rezultat i saktë.”

Tomini sqaroi se nëse një person rezulton pozitiv në testin antigenik të shpejtë, atëherë mjeku i familjes ‘ka protokollin që duhet të zbatojë’. Ajo theksoi se testet do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale:

Do ketë shpërndarje gjeografike në të gjitha skajet e Tiranës, që të jemi m afër popullatës dhe individëve të sëmurë.”

Shpërndaje te miqtë