“Ti do vish me mua tani dhe do shkosh tek qendra sociale. Unë nuk ndaloj njëri, nëse do të rrish në shi, rri. Unë po të them që në qoftë se do përveç bukës, do të ofroj edhe një dyshek.”
Kryeministri tha se grupi i inspektimit duhet të dalë në përfundim nëse pallatet duhen shembur apo jo. Ai i ftoi njerëzit të qetësohen, të shkojnë në qendra sociale, ose te të afërmit dhe të mos kalojnë mbrëmjet jashtë apo në makina. [caption id="attachment_64284" align="alignnone" width="1920" alt="" height="1080"]
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj duke u përballur me banorët.[/caption]
Grupi inspektues që u ngrit të premten nga Bashkia Tiranë, ka shpallur deri më tani 8 pallate të pabanueshme në zonën e Kombinatit. Nga Bashkia thuhet se janë rreth 250 familje që preken.
Deri mbrëmjen e së premtes, Bashkia kishte vënë në dispozicion 5 qendrat sociale për strehim. Për zonën e Kombinatit është e hapur qendra "Të qendrojmë së bashku" në Rrugën “Sabaudin Gabrani" ish-Kombinati Misto Mame.
Numri i banorëve që do të duhet të strehohen është më i madh se kapacitetet e qendrave sociale. Bashkia pritet të riorganizojë grupet e inspektimit, për të vendosur plan më të qartë veprimi. Si zgjidhje e përkohshme është parë ngritja e çadrave, apo strehimi nëpër hotele.
