Thuajse 3 milion të infektuarit në Indi, numri i rasteve ditore vijojn të rritet

exit.al 21 Gusht 2020, 21:42

Numrat e të infektuarve të rinj me koronavirus vijojnë të rriten në Indi, duke çuar totalin e të infektuarve thuajse në 3 milion.

India shënoi një rekord të ri me 68,898 të infektuar të rinj me Covid–19 në një ditë të vetme.

Numri i të infektuarve të premten shënoi rritje për të tretën ditë rradhazi, mbi 60,000 çdo ditë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 2.91 milion.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Indi arriti në 54,849 pasi në 24 orët e fundit ndërruan jetë 983 persona.

Shpërndaje te miqtë