OBSH shpreson që kriza nga Covid-19 të përfundojë brenda dy vjetëve

exit.al 21 Gusht 2020, 21:01

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se kriza e shkaktuar nga koronavirusi të përfundojë në më pak se dy vjet, sipas deklaratës së kreut të kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai theksoi se gripit spanjoll, që u shfaq në 1918-ën, iu deshën dy vjet të përfundonte.

Tedros tha se në ditet e sotme, kur teknologjia dhe ndërlidhja mes njerëzve dhe vendeve është më e shpejtë, virusi e ka më të thjeshtë të përhapet, ashtu si ne e kemi më të lehtë ta luftojmë atë.

Shpërndaje te miqtë