Testimet serologjike do të ofrohen nga spitalet dhe laboratoret private

exit.al 19 Korrik 2020, 16:02

Spitalet dhe laboratoret private do të ofrojnë testime për antitrupa ndaj Covid-19 për qytetarët.

Vendimi i Komitetit Teknik në Ministrinë e Shëndetësisë ka miratuar protokollin për nisjen e testimeve serologjike në struktura jopublike.

Testet do të vlerësohen nga ISHP dhe laboratorët duhet të plotësojnë standardet për kryerjen e këtij testimi.

Ministria ka planifikuar edhe testimin tek një pjesë e qytetarëve për qëllime studimore të Institutit të Shëndetit Publik.

Shpërndaje te miqtë