Të rinjtë protestojnë me serenata e qirinj

exit.al 23 Shkurt 2017, 10:56

Dhjetra të rinj nga qyteti i Korçës i janë bashkuar protestës së opozitës. Dje në mbrëmje ata protestuan me serenata, përpara kryeministrisë.

Po ashtu, të rinjtë, për ta bërë sa më të veçantë protestën e tyre, shkruan me qirinj parullën "Poshtë Edi Rama!"

Duke kënduar, të rinjtë i kërkuan Edi Ramës të largohet e të lërë vendin të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.