Të paktën 14 viktima në SHBA nga përmbytjet pas uraganit Ida

exit.al 2 Shtator 2021, 18:17

Të paktën 14 persona kanë vdekur tani në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani pas reshjeve të shiut që erdhën si pasojë e uraganit Ida.

Reshjet sollën përmbytje masive në qytetin e Nju Jork ndërsa pjesa më e madhe e atyre që humbën jetën ngelën të bllokuar në katet e nëndheshme të godinave.

Në Filadelfia pritet që numri i viktimave të shtohet pasi zyrtarët kanë raportuar për "vdekje të shumta", pa dhënë detaje të tjera.

Shërbimet Kombëtare Meteorologjike deklaruan ditën e djeshme se kjo ishte hera e parë që ata kishin shpallur “gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve” në Nju Jork City.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.