- Elvis Martinaj – në hetim për veprën penale “vrasja me paramendim”, ngjarje e ndodhur më 4 tetor 2018, në ish-bllok ku u vra Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.
- Arben Kaçorri – i dënuar në Itali për vrasje;
- Valentino Kaçorri - i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh.
Me Martinajn dhe vëllezërit Kaçorri shkon në 23 numri i personave të prekur nga Operacioni Forca e Ligjit. Exit News rendit më poshtë të gjithë personat nga të cilët OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë dhe justifikimin e saj: 1. Altin Hajri – akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende; 2. Lulzim Berisha – ish- dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar criminal, trafikim të narkotikëve, dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës; 3. Ardian Çapja – i arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016; 4. Dashamir Gjoka – i dënuar në Itali me 7,6 vjet, për pastrim parash, trafik lëndësh narkotike dhe prostitucion. Gjoka është lirua nga Gjykata e Lartë; 5. Bardhok Pllanaj – i dënuar në Blegjikë për trafik të qenieve njerëzore. Ai njihet si ‘Sheiku’ i Shkodrës, i arrestuar në vitin 2018 për ndërtimin pa leje të një pallati 10 katësh, me vlerë 2 milionë euro; 6. Albert Kochsiek – i njohur si udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, i arrestuar në Gjermani për trafik ndërkombëtar kokainë; 7. Emiljano Hysenaj – i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Ai ishte pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro. Që prej majit të 2018-ës, Emiljano Hysenaj është në burg në Gjermani; 8. Edlir Hysenaj – kushuriri i Emilianos, dyshohet se ka pasuri vënë me të ardhurat nga krimi; 9. Ardian Çapja – i arrestuar dhe i dyshuar për një sërë vrasjesh në Elbasan; 10. Vladimir Gjuta – i arrestuar pak ditë më parë me armë dhe 121 mijë euro, 27 500 dollarë dhe 23 mijë paund; 11. Emiljano Shullazi – i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 12. Gjergji Cukali – i dënuar në vitin 2006 me me 10 vite burg, për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Ai njihet si i forti i “Myslym Shyrit”. Gjatë viteve të fundit, ai është ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës; 13. Saimir Taullau – i dënuar për veprën penale ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’; 14. Arben Isufi – i arrestuar më parë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale; 15. Mikel Çuçaj – i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike; 16. Altin Çuçaj - i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike; 17. Xhevdet Troplini – i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike; 18. Dritan Dajti – i dënuar për vrasjen e katër policëve, vrasje të tjera dhe vepra të tjera kriminale; 19. Klodian Çopja – i dënuar për trafik lëndësh narkotike në Angli; 20. Emiljan Shega – i dënuar për trafik lëndësh narkotike në Angli.
