Kryeministri Rama ka postuar sot në rrjetet sociale një vizitë të djeshme, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, në një familje në Sauk së cilës i dhuruan çelësin e shtëpisë së rindërtuar, pasi shtëpia e vjetër u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit 2019.
[embed]http://www.facebook.com/edirama.al/videos/176222547014010/[/embed]
Po sot Kryeministri postoi pamjet e një vizitë së bashku me Ministren e Shëndetësisë Manastrilliu në një një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar.
[embed]http://www.facebook.com/edirama.al/videos/479300522745294/[/embed]
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha postoi sot një vizitë të para dy ditëve në një familje kuksiane, të rinjtë e së cilës kanë zgjedhur të emigrojnë për shkak të mungesës së punës dhe problemeveekonomike.
[embed]http://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/990563311314414/[/embed]
Basha ka postuar gjithashtu dy mesazhe të tjera në Facebook një në mbështetje të grevës së punonjësve të nënstacionit të Poçemit, Fier të cilët kanë 27 muaj pa marrë rrogat, dhe një tjetër në mbështetje të Klevis Balliut dhe të 4 qytetarëve që janë marrë të pandehur për protestat në mbrojtje të shtëpive të Unazës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2966486136735881
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2966373673413794
Kryeministri Rama ka postuar një mesazh në lidhje me Valbonën, për të theksuar se si Valbona është kthyer në një destinacion turizmi që tashmë ka tërhequr vëmendjen edhe të artistëve të huaj.
Kryedemokrati Basha ka postuar në Instagram një sondazh me anë të të cilët ka pyetur qytetarët nëse kanë besim se fondet e tërmetit do të përdoren—një ditë pasi Krhyeminsitri Rama gëzoi një ditë të jashtëzakonshëm në imazh pas konferencës së donatorëve.

Kryeministri Rama ka postuar një mesazh falenderimi për ambasadoren amerikane e cila ka deklaruar se SHBA-të do të rrisin ndihmën e premtuar për përpjekjet rindërtuese pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kryedemokrati Basha nuk ka postuar në Twitter.
[embed]http://twitter.com/ediramaal/status/1230198736644640770?s=20[/embed]
