“Bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve. Nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të njerëzve dhe më pas dhe të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë. Është themelore të heqim kufirin mes dy shteteve.”
Kryeministri Rama shprehu mbështetjen për Kosovën në betejën për të çuar përpara procesin për njohjen e pavarësisë së saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të formojnë një komision ndërshtetëror për të vijuar zbatimin e 77 marrëveshjeve, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja si dhe për t’i dhënë dy vendeve ato që qeveritë e mëparshme nuk ja kanë dhënë. Në këtë komision do të ketë deputetë dhe ministra të të dy vendeve. Zoti Kurti u shpreh:“Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Këto janë fushë ku i kemi preokupimet e njëjta dhe aleteatët tonë demokratikë dhe perëndimorë. Do e dëshmojmë si dy kryeministra në avancimin tonë ndërshtetëror.”
