“Do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus.”
Sipas tij, Rusia do që të ketë mjaftueshëm ndikim në Ballkan sa për të luajtur sipas interesave të saj me nivelin e tensionit dhe përplasjeve mes shteteve. Zoti Palmer tha se vizioni i SHBA-ve është shumë larg asaj që Rusia po tenton të bëjë në rajon:“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë.”
Duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Matthew Palmer tha se shpreson që në mars BE t’i hapë negociatat:“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane.”
