“Për PD dhe opozitën e bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t'i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë dhe në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është shkak i drejtëpëdrjtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar sikundër edhe për angazhimin tonë sot dhe nesër për të vazhduar fuqimisht mbështetjen për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë, sikundër dhe për heqjen e vizave.
Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar.”
Pas takimit me Ramën, Metën dhe Bashën, Albin Kurti është nisur drejt Kosovës, duke anuluar kështu takimin me kryebashkiakun Veliaj.
