“Takimi i radhës në kuadrin e dialogut Prishtinë- Baograd do mbahet në nivel ekspertësh mbi temën e kërkesës për çështjet financiare për pronat. Çështja e komunave jo-shumicë nuk do jetë në agjendë, pasi njëra palë nuk është dakord për këtë.”
Pyetur nëse anulimi i takimit mes liderëve tregon se në dialogun Kosovë-Serbi ka krizë, Stano u përgjigj:“Ne nuk kemi anoncuar zyrtarisht një takim në nivel të lartë në 28 shtator. Zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara.”
Më herët, i dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte njoftuar se ekipet negociatore Kosovë-Serbi do të takohen të hënën, 28 shtator. Lajçak njoftoi se palët do të diskutojnë për pretendimet financiare të të dyja vendeve dhe procedurës për regjistrimin e pronësisë. Shpërndaje te miqtë
