"Ne jemi duke negociuar elemente të një marrëveshjeje të përgjithshme e cila në fund do të jetë juridikisht e detyrueshme ndërkombëtarisht dhe patjetër që duhet të rezultojë në normalizimin e marrëdhënieve reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që në mënyrë të pashmangshme nënkupton njohje të ndërsjellë", u tha ai gazetarëve.
Përfaqësuesi i Serbisë Marko Gjuric tha se ai kishte refuzuar të merrte nga homologu i tij "disa letra në lidhje me shkeljet e pretenduara të marrëveshjes CEFTA nga Serbia. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha që një hap i rëndësishëm u bë sot drejt një marrëveshje përfundimtare:"Kosova dhe Serbia rifilluan dialogun e udhëhequr nga BE në 12 korrik, pas 20 muajve ndërprerje. Udhëheqësit politikë u takuan në Bruksel katër ditë më vonë. Ata emëruan ekipet e tyre për të përparuar me "bisedimet politike në nivelin e ekspertëve".
Shpërndaje te miqtë
