Kantieri dhe pjesë të projektit të shkëputura nga banderolat e rrethimit.[/caption]
Ai parashikon ndërtimin e një platforme me shesh dhe strehë betoni në të cilën do të ngrihen disa mure të vendosura në mënyrë të çrregullt në formë labirinthi. Në mes parashikohet një shesh i vogël, i cili do të ndriçohet nga një e çarë rrethore e strehës.
Sipas projektit – jo shumë të detajuar – të shpalosur në kantierin e ndërtimit, parashikohen 3 hapësira: hapësirë filtër, hapësirë frymëzimi, hapësirë aktivitetesh/recitimi.
https://www.youtube.com/watch?v=Raw922b7w9o&feature=youtu.be
Në mungesë të transparencës, nuk dihet se sa është kostoja e këtij projekti, kush e financon atë, kur dhe si u vendos të ndërtohej dhe a ka leje ndërtimi.
Në fund të muajit shtator APR postoi në Facebook pa zbuluar asnjë nga këto informacione të volitshme për qytetarët:
Admiruesit e Parkut të Liqenit Artificial do t’i gëzohen një tjetër atraksioni rekreativ. Pavilioni “Syri i Qiellit” do të jetë së shpejti një nga pikat kyçe të Parkut, një vend refleksioni, soditjeje dhe meditimi. Duke qenë i pozicionuar në afërsi të Qendrës Universitare, kjo bisedkë synon të kthehet në një miniqendër sociale për studentët, letrarët e rinj dhe frekuentuesit e parkut.
Postimit iu hoqën 5 fotografi, ndërsa ky rezulton të jetë i vetmi komunikim zyrtar për këtë projekt nga Bashkia Tiranë. [caption id="attachment_60484" align="alignnone" width="1920"]
Njoftimi dhe editimi i postimit nga APR.[/caption]
