“…40 milionë euro u vodhën me aferën e unazën e re, u ndryshua rrjedha e Lanës që të ndërtonte miku i Balles dhe Ramës. Balla është mundësuesi i pastrimit të qindra milionë eurove të Toyota Yaris. Tahiri e ktheu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë e baballarët në burg… ky vend nuk e ka vendin në Evropë”.
Zoti Basha më pas iu drejtua protestuesve duke thënë:“Luftoni për fëmijët tuaj. mos të presim që e keqja të tmerrojë fëmijët tuaj, po të rrimë e këtu e ta luftojmë atë. Dështimi i sotëm mban vulën e Edi Ramës. Shkaktari i aferës në Unazën e re, ai që po i mbyll dyert Shqipërisë. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për t’i dhënë fund regjimit të hajdutëve, t’i japim fund një tranzicioni të tmerrshëm!”
Protestat në Unazën e Re janë përshkallëzuar pas ndërhyrjeve të policisë për të arrestuar disa prej protestuesve. Gjykata e Tiranës vendosi sot t’i linte në burg 3 prej të arrestuarve, ndërsa protestat kanë rreth 12 muaj që janë pothuajse të përditshme. Qeveria duket e vendosur për të nxjerrë banorët nga Unaza e Re, për t’i hapur rrugën projekti konfliktual të zgjerimit të Unazës.
