Sri Lanka ndalon veshjen e burkës dhe mbyll medresetë

exit.al 13 Mars 2021, 13:35

Sri Lanka ka vendosur ndalimin e mbulimit të gruas me burka dhe do të mbyllë më shumë se një mijë shkolla islamike. Lajmin e dha një ministër i qeverisë, sipas Reuters.

Ministri për sigurinë publike Sarath Weerasekera njoftoi media për vendimin e ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës nga gra myslimane për arsye të "sigurisë kombëtare".

Veshja e burkës në Sri Lanka u ndalua përkohësisht në 2019 pas bombardimit të kishave dhe hoteleve nga militantët islamikë që vranë më shumë se 250 persona.

Qeveria e Sri Lankës ka në plan të ndalojë më shumë se një mijë shkolla islamike që po shkelnin politikën kombëtare të arsimit.

Lëvizjet e qeverisë për burkat dhe shkollat vjen pas një urdhëri për kremimin e viktimave të COVID-19 - kundër dëshiras së myslimanëve.

Ky vendim u hoq në fillim të këtij viti pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave.

Shpërndaje te miqtë