Ahmetaj prezanton programin elektoral të PS-së për fasonët

exit.al 13 Mars 2021, 13:13

Partia Socialiste i premtoi fasonerive se 3 deri në 4 vite nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, me qëllim rinovimin e teknologjisë.

Ky premtim ështët pjesë e programit elektoral të PS-së, për zgjedhjet e 25 prillit, i prezantuar sot nga ministri i Koronavirusit dhe Rindërtimit Ahmetaj.

Ahmetaj gjatë takimit me një fasoneri të zonës së Alliasit, ku ai është drejtues politik, u shpreh se PS premton sigurimin e një kredie sovrane me vlerë 50 milionë euro, ku interesat i paguan shteti.

Ministri premtoi edhe trajnim falas për punonjësit e fasonerive. Ai përsëriti vendimin e qeverisë për të bërë zero tatimin mbi fitimin për pagat deri në 40 mijë lek dhe rishikimin e taksës progresive për pagat deri në 200 mijë lek.

Shpërndaje te miqtë