SPAK zgjat hetimet për gjyqtaren e Krujës dhe mjekun Priftin

exit.al 6 Gusht 2021, 12:40

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK vendosi të premten të shtyjë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe të bashkëpunëtorëve të saj.

Ndërsa vendosi të shtyjë me 6 maj hetimin mbi mjekun Edvin Prifti, për shkak se prokurori dyshon për ndërhyrje në tenderat e Qendrës Shëndetësore ‘Nënë Tereza’, QSUT.

Enkelejda Hoxha u arrestua për lirimin e të dënuarve për krime të rënda në këmbim të parave.