SPAK nis hetimin për gjyqtarin që pushoi hetimet për pagimin e hotelit të Maznikut nga Shkëlqim Fusha

exit.al 19 Shkurt 2021, 11:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit do të hetojë gjyqtarin Sokol Toma, i cili pushoi çështjen ndaj zëvendës kryetarit të bashkisë, Arbjan Mazniku për pagimin e hotelit nga Shkëlqim Fusha.

Sipas mediave, Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi SPAK të verifikojë veprimet e gjyqtarit pas kallëzimit të Aleancës për Teatrin.

Prokuroria e Tiranës mbylli në dhjetor 2019 hetimet për çështjen e pagimit të qëndrimit në hotelin luksoz në Spanjë të Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku nga kompania Fusha shpk. Në dhjetor, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të fimosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin Alma në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy netë në një hotel në Barcelonë

Shpërndaje te miqtë