Siguria në punë/Plagosen dy punëtorë, bien nga skelat

exit.al 19 Shkurt 2021, 10:25

Dy punonjës në Lezhë janë plagosur pasi kanë rënë nga skela. Ata kanë qenë duke punuar kur kanë rënë nga skelat.

Punëtorët janë dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë punës.

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur mbi 40 punëtorë të dëmtuar apo dhe që kanë humbur jetën gjatë punës.

Vetëm në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima.

 

Shpërndaje te miqtë