SPAK nis hetimet për përdorimin e të dhënave nga e-Albania gjatë fushatës elektorale

exit.al 12 Prill 2021, 12:27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimin për përdorimin e të dhënave përsonale gjatë fushatës përmes portalit E-Albania.

Në një deklaratë për BalkanWeb, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja theksoi se po bëhen verifikime.

Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”

NJë ditë më parë, PD akuzoi AKSH-in për përpunim dhe përdorim të të dhënave personale të qytetarëve për arsye elektorale.

Ndërkohë ky i fundit, ka mohuar nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve.