Protesta në Minneapolis, pas vrasjes së një tjetër të riu me ngjyrë nga policia

exit.al 12 Prill 2021, 12:32

Në qytetin Minneapolis në SHBA shpërthyen protestat, pasi policia qëlloi për vdekje Duante Wright, një i ri me ngjyrë.

Policia përdori gaz lotësjellës dhe granta trullosëse për të shpërndarë turmën në Brooklyn Center të dielën në mbrëmje, raporton Aljazeera.

Nëna e 20-vjeçarit i tha  turmës i biri e telefonoi për t'i  thënë se ishte ndaluar nga policia, njoftuan mediat lokale.

Katie Wright tha se dëgjoi oficerët që i thanë djalit të hiqte telefonin dhe më pas një nga oficerët i dha fund telefonatës.

Pas kësaj, e dashura e djalit e mori për t'i thënë se djali ishte vrarë.

Protestat vijnë në një kohë që ish- oficeri i policisë, Derek Chauvin po gjykohet për vrasjen e George Floyd, një tjetër person me ngjyrë.

Vrasja e Floyd shkaktoi muaj të tërë protestash  kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në SHBA-ve, duke tërhoqur vëmendje ndërkombëtare.

Protestuesit shkelmuan një makinë policie, ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj plumba gome, duke tentuar të shpërndajë turmën.

Pasi prania e policisë u lehtësua, protestuesit ndezën qirinj dhe bën homazhe për viktimën.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Brooklyn Center, oficerët ndaluan një shofer për një shkelje trafiku.

Kur zbuluan se ai kishte një gjobë të papaguar, u përpoqën ta marrin në paraburgim.

Shoferi refuzoi duke u kthyer në makinën e tij dhe një nga oficerët hapi zjarr drejt tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kryetari i Bashkisë së Brooklyn, Mike Elliott e quajti ngjarjen "tragjike" dhe bëri thirrje për protesta paqësore.