SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit

exit.al 27 Shtator 2021, 14:00

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit kërkoi 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit Ervin Nelaj, i arrestuar në janar për korrupsion në këmbim të lejeve të legalizimit.

Pas 9 muajsh hetime, SPAK akuzon Nelajn se merrte rryshfet për të dhënë leje legalizimi për objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Në mometin e arrestimit, Ervin Nelaj kishte vetëm 7 muaj në detyrë. Nga SPAK ai akuzohet se përvetësoi shuma të mëdha gjatë kësaj periudhe nga persona të ndryshëm.