SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Mediun

exit.al 2 Gusht 2021, 09:32

Prokuroria Antikorrupsion, SPAK ka ankimuar në gjykatën e antikorrupsionit dhe krimeve GjKKO vendimin për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, të hënën.

GJKKO vendosi pushimin e çështjes ndaj Mediut me arsyetimin se prokuroria ka pasur 12 vjet kohë për ta hetuar, ndaj kërkesa e konsiderua e pajustifikuar.

Procesi ndaj Mediut nisi pasi SPAK u shpreh se për shkak të imunitetit të deputetit nuk ka mundur ta hetojë për fabricant e demontimit tê armëve në Garden.

Në të vërtet, ai nuk ka pasur imunitet që prej vitit 2012 dhe me ndryshimet e reja ligjore, prokuroria mund të hetojë deputetët pa lejen e Kuvendit.