BE monitoron proceset gjyqësore në Maqedoninë e Veriut

exit.al 2 Gusht 2021, 09:19

Bashkimi Evropian dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  do të monitorojnë gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Maqedoninë e Veriut.

Projekti nisi në korrik 2021 e do të përfundojë në 2023-shin.

Në kuadër të këtij projekti do të monitorohen afërsisht 50 raste që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan REL.

Vendimi vjen pas dështimit të dënimit të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion.

Maqedonia e Veriut ka pranuar të reformojë sistemin e drejtësisë por jo të bëjë veting si Shqipëria.