“Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.”, shkruan Spahia.
Kufizimin e mëtejshëm të orarit të daljes, Spahia e konsideroi të pamjaftueshëm nëse nuk integrohet me “një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19.” Komiteti Teknik njoftoi sot se të gjitha fluturimet drejt Britanisë së Madhe do të pezullohen prej të martës deri në 6 janar. Gjithashtu qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe do të karantinohen për 14 ditë. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino ka deklaruar se lloji i ri i Covid-19 ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Shpërndaje te miqtëSpahia i kërkon qeverisë marrjen e masave kundër variantit të ri të COVID-19
Ish-deputeti Bardh Spahia i ka kërkuar qeverisë të marrë masa për të parandaluar hyrjen në Shqipëri të personave të infektuar me variantin e ri të koronavirusit që u identifikua në Britaninë e Madhe.
Spahia akuzon qeverinë se është mbrapa vendeve të rajonit për marrjen e masave parandaluese ndaj variantit të ri të koronavirusit.
