Soros — 2,3 milionë euro
David Rothschild — 976 mijë euro
Goldam Sachs — 2,1 milionë euro
Barack Obama — 10 mijë euro
Të gjitha këto financime janë të ligjshme. Emmanuel Macron do të jetë protagonisti kryesor i politikës në Evropë dhe politikave ndërkombëtare në vitet në vijim. Ai konsiderohet si “njeriu i ri”, i cili do të shpëtojë Bashkimin Evropian nga populizmi dhe lëvizjet euroskeptike. Por sipas dokumentave të bëra publike duket një punë e vështirë që Presidenti i sapo zgjedhur i Francës të veprojë i pavarur nga interesat e financuesve kryesorë të tij. Të gjitha këto materiale u publikuan ditën e premte në darkë, sapo kishte filluar heshtja mediatike për fushatën, e cila në Francë zgjat deri ditën e zgjedhjeve. Pesë gigabite emaile të hakëruara u publikuan në faqen Patebin, e cili lejon anonimatin e publikuesit. Emmanuel Macron, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se materialet e marra ishin pa rëndësi dhe të rreme. Ndërsa në Twitter, organizata Wikileaks i quajti dokumentet si shumë të rëndësishme. "Ne ende nuk kemi gjetur të dhëna të rreme në Macronleaks dhe jemi skeptikë që personat e fushatës së Macronit të jenë më të shpejtë se sa ne.” — shkruhet në postimin e tyre në Twitter. Ato shtuan se “Macron është i sigurtë deri në zgjedhje për shkak të heshtjes mediatike në Francë. Koha e pafavorshme e publikimit, do të thotë se informacioni do të ketë shumë pak ndikim në rezultatin final”. Presidenti i sapozgjedhur fajësoi, menjëherë, Putinin për materialet e vjedhura. Në mbështetje të linjës së tij u shprehën edhe dy zyrtarë amerikanë. Ish sekretari i shtypit të senatores Hillary Clinton, Brian Fallon dhe drejtori i fushatës së Clinton, Robby Mook shkruan në Twitter se "Putin po i shpall luftë demokracive perëndimore". Fushata e Macronit ishte kundra Rusisë. Gjatë fushatës ai akuzoi televizionin shtetëror rus Russia Today dhe portalin mediatik Sputnik si propaganda personale e Putinit. Franca nuk është vetëm një ndër vendet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian, por edhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë së Kombëve të Bashkuara. Ajo është një fuqi bërthamore dhe aleati më i mirë i Gjermanisë. Aksi Francë-Gjermani është zemra e vendimarrjes në Bruksel. Për këtë arsye do të ishte gabim të konsideroje zgjedhjet e presidentit si një gjë e zakonshme — shkruan gazeta European Post. Qeveria franceze ka urdhëruar median e vendit të mos publikojë përmbajtjen e mesazheve për t'u siguruar se e vërteta nuk do të bëhet publike. Sulmi është i ngjashëm me sulmin e ndodhur ndaj Partisë Demokratike në Amerikë, gjatë fushatës presidenciale të Hillary Clinton vitin e kaluar. I njëjti burim bëri publike edhe emailet e kompanisë së konsulencës Podesta Group, përmbajtja e të cilave tregoi se sa i korruptuar ishte Komiteti Kombëtar i Demokratëve në SHBA. Shpërndaje te miqtë
