Soreca takim me kryekomisionerin e KQZ për zgjedhjet e 25 prillit

exit.al 23 Shkurt 2021, 14:30

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca takoi të martën kryekomisionerin e KQZ Ilirjan Celibashin në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ai e cilësoi takimin si “ të shkëlqyeshëm” dhe tha se në takim u diskutua për përgatitjet e zgjedhjeve. Mbi temat e prekura në takim, Soreca përmendi identifikimin biometrik, kohëzgjatjen e vlefshmërisë së ID, një kërkesë e opozitës, votimin e diasporës, numërimin elektronik dhe dekriminalizimin.

Ai njoftoi se Celiabshi të mërkurën do t’i bashkohet takimit me krerët e Misionit të Bashkimit Europian.

Gjithashtu të hënën Soreca u bëri apel partive politike të përzgjedhin kandidatë për deputetë me standarte të larta integriteti.

“Shqipëria meriton deputetë të cilët mbështesin agjendën e reformave të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Soreca.

Shpërndaje te miqtë