Anullohet kampionati Europian i futbollit për moshat e reja

exit.al 23 Shkurt 2021, 17:10

UEFA ka anulluar Kampionatin Europian 2021 për mosha U-19 për femra dhe meshkuj, për shkak të situatës së pandemisë. Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të UEFA-s. Kampionati i meshkujve do të mbahej në Rumani më 30 qershor dhe ai i femrave më 21 korrik në Bjellorusi.

UEFA vendosi dhe zhvendosjen e Kampionatit të Futsal nga Bjellorusia në Zagreb. Autoriteti më i lartë i futbollit në Evropë po shpreson që vaksinimi i popullsisë të mund të lejojë zhvillimin e kampionateve në korrik.

Shpërndaje te miqtë